Më 31 mars Policia ka arrestuar në Fushë Kosovë një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, në garazhën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar mbi 1 kilogram hashash, dy peshore, fletore me shënime të shitjes, kallashnikov e kartela të telefonisë mobile.
Lidhur me këtë rast, prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, pas intervistimit.