image I dyshuari që sulmoi sot gazetarët në Veri ndodhet në arrati

Kosovë

Siguri/ I dyshuari që sulmoi sot gazetarët në Veri ndodhet në arrati

news image

Personi i cili e ka shqelmuar dhe grushtuar një gazetar në veri të Mitrovicës nuk është arrestuar, pasi Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta identifikoj atë.

Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e veriut, Besim Hoti, ka thënë se janë duke punuar që ta identifikojnë sulmuesin.

Hoti ka theksuar se janë duke i grumbulluar provat të cilat mundësojnë të identifikohet personi i cili ka sulmuar gazetarët.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim, ende nuk janë gjet sulmuesit. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Kemi përshkrimin qysh na e ka jep gazetari. Jemi në mbledhje të provave të mundshme që kanë me na dërguar në drejtim të identifikimit. Dëshmitar i mundësh kush ka qenë atu me e siguruar provat që na dërgojnë tek i dyshuari. Ne kemi reaguar menjëherë, vazhdohet edhe më tutje, kemi pas një bashkëpunim me gazetarin dhe kemi diskuar për çdo detaje, do ta bëjmë të pamundurën që ta gjejmë sulmuesin e mundshëm”, ka thënë Besim Hoti.

Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës janë sulmuar gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi të Gazetës Blic.

Po ashtu AGK e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës. /Gazeta Sinjali/