image I dyshuari që rrahu gruan e tij në Kamenicë është djali i policit të dënuar për sulm seksual

Siguri

I dyshuari që rrahu gruan e tij në Kamenicë është djali i policit të dënuar për sulm seksual

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur sot, rreth orës 15:00, në Kamenicë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila përfundoi në spital nga goditjet.

Sinjali mëson se i dyshuari, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, është Jetmir Shillova.

Burimet nga policia bëjnë të ditur se Jetmiri është i biri i Remzi Shillovës, zyrtarit policor, i cili më 7 korrik u dënua me gjashtë vjet burgim nga Gjykata Themelore në Gjilan, si i akuzuar për sulmimin seksual të një të miture, në Kamenicë.

Jetmiri pasi që është intervistuar nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/