image Dënohet me 6 vjet burgim polici që sulmoi seksualisht të miturën në Kamenicë - Sinjali

Dënohet me 6 vjet burgim polici që sulmoi seksualisht të miturën në Kamenicë

news image

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar sot me gjashtë vjet burgim zyrtarin policor, Remzi Shillova, të akuzuar për sulm seksual ndaj një të miture në Kamenicë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.

Në prill të këtij viti, zyrtari policor i Njësisë së Trafikut në Rajonin e Gjilanit, Shillova, ishte arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture.

Gjatë vitit të kaluar, Prokuroria Themelore në Gjilan kishin pranuar një informacion nga një zyrtare komunale në lidhje me ngjarjen.

Pas marrjes së informacionit, Prokuroria në Gjilan kishin njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës, kurse këta të fundit kishin filluar procedurat hetimore ndaj policit.

Me kërkesë të prokurorisë dhe leje të Gjykatës në Gjilan janë kryer edhe masat e fshehta ndaj policit, ku edhe u dëshmua vepra për të cilën dyshohej polici./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin