image Policia jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

Siguri

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një tentim vrasje që ka ndodhur në një lokal afër QKMF-së në Pejë, ku B.L., ka tentuar që ta privojë nga jeta A.B., duke e goditur dy herë me thikë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast ndodhet ende në arrati.

I dyshuari dhe viktima kanë pasur një përleshje mes vete dhe gjatë rrahjes, B.L., dyshohet se ka nxjerrë thikën me të cilën e ka goditur në bark dhe në shpinë viktimën.

“Më datë 08.11.2021, rreth orës 23:!5, Policia është informuar se një person, i cili dyshohet se është i therur me mjet të mprehtë (thikë) ndodhet në Spitalin Rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.”

“Pas intervistimit të dëshmitarëve është kuptuar se pas një përleshje që ka ndodhur në mes viktimës dhe të dyshuarit, i dyshuari e ka goditur me mjet të mprehtë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Në koordimin me Prokurorin e Shtetit, rasti cilësohet ‘Vrasje në tentativë'”, tha ai.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/