Një vrasje e rëndë tronditi sot fshatin Gërdovc të Podujevës, ku mbeti i vrarë një 41-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo këta dy persona kanë pasur mosmarrveshje edhe dje, ku njëri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tjetrit.
Por ky rasti i mosmarrëveshje ishte raportuar dje në polici.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & PËRDORIM I ARMËS Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet“, thuhet në raportin e djeshëm të policisë.