image “I dyshuari e ndjek nga pas kryetarin e Gjykatës dhe e godet në pjesë të ndryshme të trupit”

Siguri

Siguri/ “I dyshuari e ndjek nga pas kryetarin e Gjykatës dhe e godet në pjesë të ndryshme të trupit”

news image

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Sh.Sh nga Vushtrria, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari Sh.Sh, me datën 10.12.2019, rreth orës 15.15 në Vushtrri, e ka sulmuar personin zyrtar R.B, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, në lidhje me detyrën zyrtare, konkretisht për shkak të një urdhërese, të cilën i dëmtuari në kuadër të detyrës së tij zyrtare e kishte nxjerrë ndaj të pandehurit Sh.Sh”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Prokruroria jep detaje për sulmin ndaj Bllatës:

“I dyshuari Sh.Sh fillimisht e ndjek nga pas të dëmtuarin R.B, pastaj nga mbrapa e godet në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në regjionin e fytyrës dhe këmbëve”.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar përmes telefonit kryetarin Rifat Bllata, por i njëjti ka thënë se me ketë rast po merren organet e hetuesisë dhe nuk ka çfarë të shtojë më tepër.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj tij.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe gjendet në ndalim prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/