Vetëm disa orë pasi në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë kishte plagosur një person të moshës 20 vjeçare, autori i kësaj ngjarje është vetëdorëzuar në polici. Ai ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka shtënë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia e ka identifikuar personin e dyshuar dhe është vënë në kërkim të tij. Pas thirrjes nga ana e policisë, i njëjti është paraqitur në stacionin e policisë dhe e ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka shtënë”, ka thënë Ahmeti.
“Rasti është iniciuar si tentim vrasje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit dhe është konfiskuar arma”, ka thënë më tej ajo.