Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari, derisa ishte në gjendje të dehur i kishte shkuar te shtëpia ish-bashkëshortes së tij dhe e kishte kërcënuar.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur dje rreth mesditës, në qytetin e Gjilanit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.