Dje është arrestuar një person në fshatin Gjinoc të Suharekës pasi ka penguar procesin zgjedhor në vendvotim, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i arrestuar ka shkuar disa herë në gjendje të dehur në qendrën e votimit dhe ka penguar procesin zgjedhor.
Pas këtij rasti, ka reaguar zyrtari policor që ishte i caktuar në këtë qendër, por i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të tij.
Të njëjtat burime njoftojnë se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për gjashtë orë dhe më pas u lirua./Gazeta Sinjali/