Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se dje rreth orës 00:15 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, në gjendje të dehur ka kërcënuar dhe ka penguar punëtorët e rrugës, raporton Gazeta Sinjali.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka fyer dhe penguar në kryerjen e punimeve dy ankuesit meshkuj/kosovarë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Lidhur me rastin Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari dyshohet se në gjendje të dehur, duke kaluar me veturën e tij, ka filluar t’i fyejë dhe pengoj në kryerjen e punimeve-shënjimin e vijave të bardha dy persona të tjerë.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i arrestuari edhe pasi që është dërguar në stacionin policor ka vazhduar me sjelljen e njëjtë, duke mos u bindur as urdhrave të policisë.
Pasi që të dyshuarit i ka kaluar dehja, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/