Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë.
Rasti ka ndodhur dje në ora 00:08.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr.Wesley Clark, Gjakovë, 09.10.2020-00:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/