Policia e Kosovës, dje në rrugën ‘Mark Malota’ në Gjakovë, kanë arrestuar një të dyshuar për veprën penale “sulm”, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë në Gjakovë kanë bërë të ditur se i dyshuari në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht birin e tij.
Sinjali gjithashtu merr vesh se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor për plagët që i ishin shkaktuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.