image Dyshohet se mori pjesë në luftën në Siri, një muaj paraburgim për kosovarin

Siguri

Dyshohet se mori pjesë në luftën në Siri, një muaj paraburgim për kosovarin

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar, apo etnik, organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, shtytje për kryerjen e veprave terroriste dhe rekrutim për terrorizëm, raporton Gazeta Sinjali.

Të pandehurit me inicialet Y.B me kërkesën e Prokurorisë së Kosovës i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/GazetaSinjali/