Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy familjarët e tij, njofton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe të dashurit të saj.
Ndërkohë, nëna e të dyshuarit ka raportuar në Polici se rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte pasur me të birin.
Lidhur me rastin i cili dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Sulm” dhe “Dhunë në familje”.
Sinjali mëson se prokurori ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për 48 orë.