Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, derisa ishte në stacion policor, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor duke ju shkaktuar lëndime trupore, njofton Gazeta Sinjali.
Siç njofton policia, dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit derisa ishte në stacion policor i ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor të cilëve u ka shkaktuar lëndime të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i ishte gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 4.7 gram”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/