image I arrestuari për fajde në Prizren rrahu viktimën në shtëpinë e tij, i kërkonte para duke e kërcënuar

Drejtësi

I arrestuari për fajde në Prizren rrahu viktimën në shtëpinë e tij, i kërkonte para duke e kërcënuar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion kundër fajdeve që ka zhvilluar sot Prokuroria Themelore në Prizren. Gjatë këtij aksioni u arrestuan dy të dyshuar, një prej tyre me të kaluar kriminale.

Të njëjtit, dyshohen se kanë marrë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen tejet të rënduar financiare të viktimës, papërvojën e tij, duke i ofruar të njëjtit një shumë të të hollave në formë të borxhit të cilin më pas e ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme.

I dyshuari kryesor gjithashtu dyshohet se ka përdorur forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj viktimës, për ta detyruar të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari kryesor ka shkuar në shtëpinë e viktimës, ku e ka sharë, i ka bërtitur dhe e ka sulmuar me grushte në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me mjet të fortë në kokë.

/GazetaSinjali/