image Hyri për dikë tjetër në testin e patentë shoferit, 20-vjeçari kapet nga policia

Siguri

Hyri për dikë tjetër në testin e patentë shoferit, 20-vjeçari kapet nga policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 20-vjeçarin me iniciale E.H., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”,raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë rreth orës 14:00 në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentë shofer.

20-vjeçari dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitur në sallë për test, në emrin e dikujt tjetër.

“Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/