image Hyn nga Serbia ilegalisht, arrestohet një person në Leposaviq

Siguri

Hyn nga Serbia ilegalisht, arrestohet një person në Leposaviq

news image

Policia njofton se ka arrestuar një person të nacionalitetit boshnjak në fshatin Josaviq të Leposaviqit, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari, nga territori i Serbisë kishte hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:45.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Josaviq, Leposaviq 21.09.2020-15:45. Pas pranimit të një informate, njësia policore kufitare ka ndalë automjetin kombi (furgon) me targa të Novi Pazarit i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull i nacionalitetit boshnjak i cili nga territori i Serbisë kishte kaluar në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se pjesa për ngarkesë ishte e zbrazët. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. /Gazeta Sinjali/