Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet në fshatin Banje të Zubin Potokut, me targa të huaja që drejtohej nga një i dyshuar kosovar, pasi që i njëjti përmes rrugëve ilegale kishte hyrë në territorin e Kosovës.
Gjatë kontrollit në automjet nga policia, është vërejtur se ka mall komercial për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse.
Automjeti me mall i është dorëzuar doganës për procese të tjera.
“Fsh. Banje, Zubin Potok 03.10.2020-10:30. Është ndaluar automjeti me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrugëve ilegale kishte hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit në automjet është vërejtur se ka mall komercial për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse. Automjeti me mall i është dorëzuar doganës për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/