image “Hyjnë me hongër bukë, parkohen në trotuar”, qytetari ankohet për veturën zyrtare, thotë se fëmijët po detyrohen të ecin rrugës - Sinjali

“Hyjnë me hongër bukë, parkohen në trotuar”, qytetari ankohet për veturën zyrtare, thotë se fëmijët po detyrohen të ecin rrugës

news image

Një zyrtar publik ka zgjedhur që veturën e tij zyrtare ta parkojë mbi trotuar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali disa fotografi, ku shihet vetura zyrtare e parkuar mbi trotuar, madje edhe afër zebrave që është në kundërshtim me rregullat e trafikut, ku dhe sipas sinjalizuesit e ka vështirësuar edhe më shumë kalimin e rrugës për fëmijët.

Sinjalizuesi thotë se zyrtarët e kanë parkuar veturën aty derisa kanë hyrë për të ngrënë bukë.

Ai është ankuar për këtë sjellje sepse, sipas tij e kanë rrezikuar jetën e fëmijëve në komunikacion, pasi që ata detyrohen të ecin në rrugë sepse trotuari është i bllokuar.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin