image Hulumtimi i shkencëtarëve gjermanë tregon gabimin e Italisë dhe Spanjës ndaj koronavirusit

Botë

Pandemia/ Hulumtimi i shkencëtarëve gjermanë tregon gabimin e Italisë dhe Spanjës ndaj koronavirusit

news image

Një studim nga shkencëtarët e një universiteti në Gjermani i ka shokuar të gjithë pasi thotë se janë zbuluar vetëm 6% e të infektuarve nga koronavirusi.

Shifra e vërtetë që mendohet të ketë prekur njerëzit në nivel global mund të arrijë në dhjetëra milionë.

Sipas studimit, numri total i të infektuarve është shumë herë më i lartë se sa është raportuar nga autoritetet e shëndetësisë në të gjithë botën.

Christian Bommer dhe Sebastian Vollmer nga Universiteti Göttingen në Gjermani analizuan të dhënat nga një studim i fundit i publikuar në gazetën “The Lancet Infectious Diseases”.

Autorët thonë se testimi i papërshtatshëm dhe i vonuar mund të jetë arsyeja pse disa vende evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën, po përjetojnë shkallë shumë më të larta të viktimave sesa Gjermania.

Profesori i Universitetit Sebastian Vollmer tha se këto të dhëna tregojnë se shifrat zyrtare nuk janë përfundimtare dhe nuk po jepet informacion i dobishëm.

Sipas studimit të tyre, në Gjermani janë zbuluar 15.6% e rasteve, në Itali janë zbuluar vetëm 3.5% ndërsa në Spanjë 1.7%, në ShBA 1.6% dhe në Britaninë e Madhe, 1.2%.

Deri tani, Spanja ka konfirmuar gjithsej 15,238, Italia ka konfirmuar 17,669 ndërsa Gjermania ka 2,349 të vdekur nga koronavirusi./ Gazeta Sinjali/