Futbollisti holandez Donny van de Beek mund të largohet nga Manchester United pak para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori i Djajve të Kuq raportohet se mund të huazohet te Crystal Palace.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, ku sipas tij, bisedimet kanë filluar.
Problemi i vetëm duket të jetë paga e lartë e holandezit, e ku për këtë janë duke vazhduar bisedimet.
Trajneri i Palacet, Patrick Vieira e kërkon me ngulm van de Beekun, pasi do mesfushor të ri në ekip. /Gazeta Sinjali Sporti/