image Hoxha për emërimet në Teatër: Kaq për klithmat e VV-së kundër bordeve familjare e partiake

Politikë

Hoxha për emërimet në Teatër: Kaq për klithmat e VV-së kundër bordeve familjare e partiake

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas emërimit të Shkurte Aliut anëtare në Këshillin e ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Hoxha përmes një postimi në Facebook përmendi Shkurte Aliun, e cila ishte kandidate për deputete në vitin 2017 dhe është motra e deputetit të kësaj Lëvizje, Luan Aliu.

“Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake – Qeveria Kurti 2”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë:

Shkurte Aliu – kandidate për deputete nga LVV në vitin 2017

Shkurte Aliu – motra e deputetit të LVV – Luan Aliu

Shkurte Aliu – u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministri Hajrulla Çeku – 2021

KAQ PËR KLITHMAT KUNDËR BORDEVE FAMILJARE E PARTIAKE – QEVERIA KURTI 2PO NJËSOJ SI AJO KURTI 1.NDRYSHIMI…!!! ???

/GazetaSinjali/