image Emërohet Këshilli i ri Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Emërohet Këshilli i ri Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës

news image

Me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Këshilli drejtues, me mandat 4 vjeçar, ka këtë përbërje: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi.

Qeveria e re i trajton me prioritet të veçantë institucionet kombëtare të kulturës. Vendimi i sotëm është i hapi i parë për ndërtimin e një vizioni të ri për Teatrin e Kosovës. Ditëve në vijim, Ministria do të ndërmarrë veprime tjera për institucionet kombëtare të kulturës që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale, pavarësinë programore dhe artistike, zhvillimin e audiencave, ngritjen e kapaciteve profesionale dhe prezantimin ndërkombëtar të produktit vendor artistik”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e MKRS-së. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: