image Houston Rockets në formë të keqe, tri humbje radhazi

Futboll

Basketboll/ Houston Rockets në formë të keqe, tri humbje radhazi

news image

Houston Rockets nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë, pasi ka pësuar një tjetër humbje.

Charlotte Hornets ishte skuadra e tretë radhazi që e mposhti Houstonin me rezultat 108:99.

Terry Rozier ishte fantastik për vendasit në këtë takim me 24 pikë, gjashtë asistime e tre kërcime.

E me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja Graham dhe Washington që shtuan 23 respektivisht 22 pikë.

Tek Rockets u vërejt shumë mungesa e Russell Westbrook që në ndeshjet e fundit ka qenë lider i ‘Raketave’.

James Harden arriti ‘Triple Double’ me 30 pikë, 10 kërcime e 14 asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e skuadrës së tij.

/Gazeta Sinjali/