image Horror në protestë, protestuesi ia shqyen veshin me dhëmbë politikanit

Hong Kong/ Horror në protestë, protestuesi ia shqyen veshin me dhëmbë politikanit

news image

Pesë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me thikë gjatë protestave në Hong Kong. Sulmi ndodhi në qendrën tregtare Cityplaza në Tai Koo. Katër burra dhe një grua u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Një prej të plagosurve  ishte një anëtari këshilli lokali, të cilit sulmuesi i kafshoi veshin.

Politikani lokal pësoi dëme të mëdha në vesh dhe vendi u mbush me gjak pas kafshimit nga sulmuesi, ende i paidentifikuar.

Dëshmitarët thanë se burri nxori thikën pas një debati me njerëzit në qendrën tregtare ku po mbaheshin protestat pro-demokracisë.

Këshilltari lokal, Andrew Chiu Ka-yin raportohet se ishte duke u përpjekur të ndalonte sulmuesin të largohej nga vendi i ngjarjes kur ai e kafshoi në një pjesë të veshit.

Dëshmitarët thanë gjithashtu se sulmuesi u rrah shumë keq nga kalimtarët para se të arrestohej nga policia.

https://youtu.be/dQYrU09gAzA