image Hodhi në shitje votën në "Merr Jep", arrestohet i dyshuari në Obiliq

Siguri

Hodhi në shitje votën në “Merr Jep”, arrestohet i dyshuari në Obiliq

news image

Një person është arrestuar gjatë të premtes në Obiliq pasi që kishte shkruar në Facebook se e shet vota për zgjedhjet që do të mbahen nesër, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se i dyshuari në platformën “Merr Jep” në Facebook, kishte postuar një shkrim me përmbajtjen “shes vota”.

Policia mbrëmë po ashtu ka arrestuar një të dyshuar tjetër në Skenderaj, i cili në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar se shet votën e tij. /Gazeta Sinjali/