image Hidhet shorti për fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Futboll

Sport/ Hidhet shorti për fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve

news image

Në Nyon të Zvicrës është tërhejkur shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Gjashtëmbëdhjetë skuadrat më të mira të Evropës kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndeshja më interesante në këtë fazë është padyshim mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Përballje interesante pritet të jetë edhe mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit. Chelsea do të përballet Bayern Munichun, ndërsa Barcelona me Napolin.

Fituesit e grupeve: Barcelona, Bayern Munich, Juventus, RB Leipzig, Liverpool, Manchester City, PSG, Valencia.

Skuadrat nga vendi i dytë: Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lyon, Napoli, Atalanta, Real Madrid, Chelsea.

Çiftet:

Borussia Dortmund – PSG
Real Madrid – Manchester City
Atalanta – Valencia
Atletico Madrid – Liverpool
Chelsea – Bayern Munich
Lyon – Juventus
Tottenham Hotspur – RB Leipzig
Napoli – Barcelona./Gazeta Sinjali/