Njësia e Hetimeve Rajonale në Prizren ka kryer një operacion kundër trafikimit të drogës, i cili ka rezultuar me arrestimin e së paku një personi në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë bastisur dy lokacione.
Si rezultat i bastisjes janë sekuestruar armë, municion dhe substanca narkotike.
Këto bastisje u kryen me aprovimin e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila miratoi kërkesën e Prokurorisë për lëshimin e urdhrit për bastisje, urdhër ky që u zbatua nga Hetimet Rajonale.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtij operacioni./Gazeta Sinjali/