image Henry afër rikthimit te Barcelona

Sport/ Henry afër rikthimit te Barcelona

news image

Tek Barcelona edhe nëse fiton tituj kampion nuk e ke të sigurt vendin në krye të katalanasve.

Këtë fat duket se do ta përjetojë trajneri Ernesto Valverde.

Sipas “El Mundo Deportivos”, 80% e aksionarëve të Barcelonës janë kundër qëndrimit të Valverdes pas përfundimit të sezonit.

“Sport” nxjerr në dritë emrin e Thierry Henry, si kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e katalanëve.

Henry aktualisht është trajner i Montreal Impact në MLS, derisa përvoja e tij në Monaco la për të dëshiruar, shihet si trajner i mundshëm i gjigantit spanjoll.

Kujtojmë që francezi ka luajtur si futbollist me fanellën e kampionëve të Spanjës duke fituar çdo çmim të mundshëm.