image Havertz: Është ndjenjë e pabesueshme, kam punuar 15 vjet për këtë moment

Futboll

Havertz: Është ndjenjë e pabesueshme, kam punuar 15 vjet për këtë moment

news image

Heroi i Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, Kai Havertz ka thënë se është ndjenjë e pabesueshme fitimi i trofeut kryesor ekipor evropian, transmeton Sinjali Sport.

Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.

Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.

Është pikërisht ylli gjerman, Havertz, i cili ka folur pas fitimit të trofeut, teksa ka thënë se është ndjenjë e pabesueshme kjo që po e përjeton.

“Është një ndjenjë e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Havertz pas ndeshjes për “BT Sport”.

“Kam pritur shumë kohë, dhe tani e kam bërë atë. Kam punuar 15 vjet për atë moment, dhe tani jam shumë i lumtur”, përfundoi gjermani. /Gazeta Sinjali Sporti/