Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për përjashtimin e Haris Kelmendit nga Policia e Kosovës.
Në një video të cilën Sinjali e publikoi muaj më parë, shihet Kelmendi i cili e keqtrajton një 18-vjeçar në stacion policor, duke e goditur me shuplakë në fytyrë.
Për shkeljet disiplinore dhe sjelljen e tij, që “kanë dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovë”, komisioni disiplinor ka marrë vendim për përjashtimin e tij nga organi i rendit dhe sigurisë.
Mirëpo, Kelmendi po e mohon që një vendim i tillë ka të bëjë me videon e keqtrajtimit të 18-vjeçarit.
Ish-pjesëtari i Njësisë për Reagim të Shpejtë, Haris Kelmendi, ka telefonuar në redaksinë e Gazetës Sinjali dhe ka thënë se vendimi i komisionit disiplinor për largimin e tij nga Policia e Kosovës nuk i është referuar rastit të paraqitur në video.
Mirëpo, ai ka refuzuar të tregojë se cila, sipas tij, është arsyeja e përjashtimit të tij nga policia.
“Harisi (Kelmendi) jom, veç thash që nuk më kanë qit prej pune për rastin e videos. Nuk është për video. Tung tash, kaloni mirë”, tha shkurt ai dhe e mbylli telefonin./Gazeta Sinjali/