image Haradinaj pas arrestimit të 3 të dyshuarve për vrasjen në Deçan: Mesazh i qartë që askush nuk mund të fshehet pas krimit

Sociale

Haradinaj pas arrestimit të 3 të dyshuarve për vrasjen në Deçan: Mesazh i qartë që askush nuk mund të fshehet pas krimit

news image

Sot janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e trefishtë që ka ndodhur më 26 nëntor në Gllogjan.

Sinjali pak më parë raportoi se personi i katër është në arrati dhe i njëjti është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili përshëndet kapjen e të dyshuarve për krimin që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit.

“Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë të secili”, ka shkruar Haradinaj në një postim në profilin e tij në Facebook.

“Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve”.

Rasti ka ndodhur dy javë më parë nga i cili mbetën të vdekur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës./GazetaSinjali/