image Haki Rugova flet për aksionin e Njësisë Speciale në Komunën e Istogut

Siguri

Haki Rugova flet për aksionin e Njësisë Speciale në Komunën e Istogut

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se departamenti i krimeve të rënda i Policisë së Kosovës është duke zhvilluar aksion në disa lokacione të vendit.

Trupat e Njësisë Speciale kanë zbarkuar edhe në oborrin e Komunës së Istogut.

Kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, tha për Gazetën Sinjali se ky është një aksion rutinor.

Ai tha se nuk ka informacion se cili është qëllimi i këtij aksioni ose nëse është arrestuar dikush, pasi që momentalisht nuk ndodhet në zyre.

“Natyrisht që po, është e vërtetë që ka ndodhë një aksion nga policia…Policia e ka punën aty, është normale. Është rutinë ajo punë”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/