Banesa e dy femrave në Prishtinë ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur të premten, rreth orës 23:45, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, një i dyshuar, i maskuar dhe me armë zjarri ka hyrë në banesën e tyre dhe nën kërcënimin e armës ua ka grabitur atyre disa stoli ari dhe dy orë dore.
Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur./Gazeta Sinjali/