Mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren ka ndodhur një grabitje, ku një femër ka qenë pre e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima ka raportuar në polici se ishte goditur nga një person i panjohur, me ç’rast ia kishte grabitë çantën e dorës në të cilën kishte pasur telefonin dhe 35 euro.
Sipas viktimës i dyshuari ka qenë me biçikletë, të cilën së bashku me një xhemper e kishte lënë në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e rastit viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetohet rasti.
Deri tani nuk raportohet për të arrestuar./GazetaSinjali/