Dje rreth orës 18:26, në rrugën Anton Çeta në Gjakovë ka ndodhur një vjedhje në Shoqatën e të Shurdhërve, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Shoqatës të të Shurdhërve është ankuar në Polici se hajnat kanë depërtuar në objektin e shoqatës me ç’rast kishin vjedhur veshje, çanta dhe gjësende tjera.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është nën hetime dhe është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. /GazetaSinjali/