image Hajnat vjedhin kafshë shtëpiake në Lipjan

Siguri

Hajnat vjedhin kafshë shtëpiake në Lipjan

news image

Një rast i vjedhje së rëndë është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Polici nga një burrë, i cili ka raportuar se gjatë natës hajnat i kanë hyrë në shtëpi dhe kanë kryer vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se rasti ka ndodhur në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit, ku në pronën e viktimës janë vjedhur dy kafshë shtëpiake në vlerë rreth 2000 euro.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për “vjedhje të rëndë”, si dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/