image Hajnat thyejnë dyqanin e armëve në Drenas, vjedhin armë me mijëra euro vlerë

Siguri

Hajnat thyejnë dyqanin e armëve në Drenas, vjedhin armë me mijëra euro vlerë

news image

Dyqani i armëve “Baruti” i cili ndodhet në rrugën “Fehmi Lladrovi” në Drenas ka qenë cak i hajnave mëngjesin e djeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se nga dyqani dyshohet se janë vjedhur rreth 12 armë të shkurta.

“Më datë 30.11.2020 është raportuar se në një dyqan të certifikuar për shitjen e armëve rrugën ,’Fehmi e Xhevë Lladrovci’ në Gllogoc ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që nga aty të jenë vjedhur dymbëdhjetë armë të shkurta.  Në koordinim me prokurorin e shtetit policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin, respektivisht për vjedhë të rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tha Borovci.

Gazeta Sinjali ka mësuar vlera e pistoletave të vjedhura është rreth 10 mijë euro.

Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë me dikë nga dyqani, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që thyhet një dyqan i armëve në Kosovë. Që nga 29 tetori, Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për dy raste të tjera të grabitjes së armëve në Gjilan./Gazeta Sinjali/