image Thyhet shitorja e armëve në Gjilan, hajnat vjedhin arsenal armësh

Siguri

Thyhet shitorja e armëve në Gjilan, hajnat vjedhin arsenal armësh

news image

Katër persona të maskuar mbrëmë kanë thyer me mjete të forta derën e shitores së armëve “Target”, në rrugën “Haqif Tetova”, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i këtij lokali, SH.Z., tha për Gazetën Sinjali se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe se nga lokali i tij hajnat kanë arritur të vjedhin sasi të mëdha të armëve të gjata dhe të shkurta.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Nga kjo prokurori thanë se kanë kanë filluar hetimet rreth këtij rasti dhe se deri më tani nuk ka ende persona të dyshuar, e as të arrestuar.

Gazeta Sinjali mëson se nga lokali janë vjedhur 20 copë armë të shkurta – pistoleta të llojeve të ndryshme, 1 pushkë gjysmë-automatike dhe 2 pushkë të gjata të llojit “Mossberg” të kalibrit 7.62 x 59.

Pasi e kanë kryer vjedhjen, ata janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë Golf V, ngjyrë hiri./Gazeta Sinjali/