image Detaje të reja për plaçkitjen në shitoren e armëve në Viti, u vjedhën armë në vlerë të mbi 17 mijë eurove

Kosovë

Detaje të reja për plaçkitjen në shitoren e armëve në Viti, u vjedhën armë në vlerë të mbi 17 mijë eurove

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:35 të mëngjesit në shitoren e armëve të zjarrit “Katana” në Viti, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali nga burime brenda policisë merr vesh se nga aty hajnat kanë arritur që t`i marrin 16 armë të shkurta (pistoleta), të llojeve të ndryshme si dhe një pushkë gjuetie.

Gjithashtu ky burim ka bërë të ditur që vlera e dëmit është mbi 17 mijë euro.

Në lidhje me këtë vjedhje Gazeta Sinjali kishte raportuar edhe mëngjesin e sotëm, ku pronari i këtij, Ardian Ibrahimi e kishte konfirmuar lajmin.

Gjithashtu Gazeta Sinjali merr vesh se një automjet i tipit ‘Jeep x5’, ngjyrë e gjelbër është parë duke lëvizur në atë zonë gjatë kohës kur ka ndodhur vjedhja./Gazeta Sinjali/