Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Çaber të Zubin Potokut, ku disa persona të panjohur nga një objekt përcjellës i shtëpisë kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarjen në polici e ka raportuar viktima, i cili ka thënë se hajnat ia kanë vjedhur 20 makina për prodhim të valutave dhe 120 kartela grafike.
Ndërkohë, rasti në polici është duke u hetuar./GazetaSinjali/