Një shtëpi në Ferizaj mbrëmë u bë “qyl” nga hajnat, të cilët kryen një vjedhje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson nga burimet brenda Policisë se një femër ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur rreth 7 mijë e 600 euro.
Rasti që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Polici është hapur si “vjedhje e rëndë”.