Një shtëpi në fshatin Zhabarë të Mitrovicës ka qenë cak i hajnave pasditen e 16 tetorit, raporton Gazeta Sinjali.
Pronari i kësaj shtëpie i ka thënë policisë se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
“Fsh. Zhabarë, Mitrovicë Jugu, 16.10.2020-18:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ’rast kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari me vlerë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/