image Hajnat hynë në një shtëpi në Gjakovë, vjedhin para në mes të ditës

Siguri

Hajnat hynë në një shtëpi në Gjakovë, vjedhin para në mes të ditës

news image

Cak i hajnave mesditën e djeshme ishte një shtëpi në rrugën “Mithat Frashëri” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas pronarit të shtëpisë, të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, nga ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

“Rr.Mithat Frashëri, Gjakovë, 09.10.2020-12:40. Ankuesi mashkull/kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/