Cak i hajnave mesditën e djeshme ishte një shtëpi në rrugën “Mithat Frashëri” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas pronarit të shtëpisë, të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, nga ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
“Rr.Mithat Frashëri, Gjakovë, 09.10.2020-12:40. Ankuesi mashkull/kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/