Imami i xhamisë së fshatit Banjë të Istogut ka raportuar në polici se persona të pa njohur kanë hyrë në xhami dhe kanë kanë thyer kutinë e cila shërben për mbajtjen e të hollave për humanitet.
“Ankuesi mashkull kosovar (imam i xhamisë se fshatit) ka raportuar se persona të panjohur në xhami, kanë thyer kutinë e cila shërben për mbajtjen e të hollave për humanitet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/