image Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin armë e municion

Siguri

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin armë e municion

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në një shtëpi në rrugën ‘Nekibe Kelmendi’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie, të cilën e kanë demoluar e më pas kanë arritur që të marrin një armë zjarri bashkë me karikator dhe fishekë.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Ankuesi ka deklaruar se posedon leje për armën që dyshohet se u vodh nga hajnat.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

/GazetaSinjali/