image Hajnat e maskuar kryejnë vjedhje në një market në Prizren

Siguri

Hajnat e maskuar kryejnë vjedhje në një market në Prizren

news image

Disa persona të maskuar kanë hapur me forcë derën e një marketi në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, dje rreth orës 03:40 të mëngjesit, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i këtij marketi i ka thënë policisë se të dyshuarit kanë kryer vjedhje dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 10.10.2020 – 03:40.  Raportohet se në një market ka ndodhur një vjedhje. Personat e dyshuar të maskuar kanë hapur me forcë derën e marketit ku sipas pronarit kanë kryer vjedhjen. Personat e dyshuar me një veturë me targa vendore, kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, raporton policia./Gazeta Sinjali/